Erdogani – SHBA-ve: “Nuk po them që do t’i marrim S-400, i kemi marrë”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan  e ka përsëritur edhe një herë që nuk do të bëhet hap prapa lidhur me blerjen nga Rusia të sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400.

Bota

12/06/2019 23:39

Dorëzimi i sistemit në Turqi do të bëhet muajin e ardhshëm”, tha Presidenti Erdoan në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Duke iu përgjigjur kritikave që kanë ardhur nga administrata amerikane për blerjen nga Rusia të sistemit të mbrojtjes ajrore me raketat S-400, Erdoani tha: “Unë nuk po them që Turqia do ti marrë sistemet e mbrojtjes S-400, i ka marrë. Ne e kemi e përfunduar këtë punë”.

“Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen duke u nisur jo vetëm nga çmimi i volitshëm (S-400), por edhe nga premtimi për të kaluar në prodhim të përbashkët”, theksoi kreu i shtetit turk.