Erdogani dëshiron të bëhet i gjithëpushtetshëm

Presidenti i ri i Turqisë, i zgjedhur për herë të parë nga vota e popullit, Recep Tayyip Erdogan synon të bëhet i gjithëpushtetshëm, duke e ndërruar kushtetutën turke. 

Bota

14/08/2014 21:26

Erdogan i ka kërkuar deputetëve të partisë së tij që në vitin e ardhshëm të punojnë për një shumicë me të fortë parlamentare për të mundësuar përgatitjet për një kushtetutë të re të vendit.

Ai ka paralajmëruar se nuk do të heqë dorë nga ambiciet për të shndërruar postin  e presidentit të shtetit në funksion të ekzekutivit.

“Qëllimi ynë duhet të jetë të krijojmë një shumicë parlamentare, në mënyrë që të hartojmë një kushtetutë të re”.

“Unë nuk besoj se ju do të bëni kompromise për këtë çështje”, transmeton agjencia e lajmeve Reuters fjalët e Erdoganit.