Erdogan viziton Uzbekistanin
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka nisur një vizitë triditore në Uzbekistan me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve dhe marrëveshjeve biznesore në mes të dy shteteve.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2018/04/7932D83A-87BF-47C8-90AB-3E4E14BB0A5D_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s.jpg)
Bota
Erdogan ka arritur në Tashkent në mbrëmjen e 29 prillit dhe pritet të marrë pjesë në formin ekonomik uzbeko-turk me më shumë se 200 përfaqësues të lartë qeveritarë dhe pjesëtarë të kompanive të mëdha turke.
Para se të nisej në Tashkent, Erdogan u ka thënë gazetarëve në aeroportin e Stambollit, Ataturk se ai shpreson që Turqia dhe Uzbekistani do të rikthejnë “mundësitë e humbura”.
Ministria e Jashtme Uzbeke ka thënë se gjatë vizitës së Erdoganit do të diskutohen mënyra për rritjen e nivelit të marrëdhënieve bilaterale.
Turqia ka qenë shteti i parë që ka njohur zyrtarisht pavarësinë e pesë shteteve të Azisë Qendrore, pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik më 1991, mirëpo marrëdhëniet në mes të Uzbekistanit dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara që atëherë.