Erdogan: Vendi shkon në zgjedhje të parakohshme
Pas dështimit për të formuar Qeverinë, Turqia do të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Një gjë të tillë e ka paralajmëruar presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan.

Bota
Këtë vendim Erdogan e ka bërë të ditur të premten, ku me gjasë zgjedhjet do të mbahen me 1 nëntor. Ai tha se afati prej 45 ditësh për të formuar qeverinë ka përfunduar, raporton Anadollo Agency transmeton lajmi.net.
Partia e Erdoganit e cila në zgjedhjet e fundit kishte fituar, por që humbi mazhorancën që e mbante prej 12 vitesh pas suksesit të partisë kurde HDP, nuk arriti të formojë një koalicioni me nacionalistët e MHP dhe me qendrën e opozitës, CHP .