Erdogan u bëri thirrje vendeve islame të ndihmojnë Shqipërinë: Është detyra jonë të shqetësohemi për vëllezërit tanë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje vendeve islame që të kontribuojnë për shërimin sa më të shpejt të plagëve nga tërmeti në Shqipëri.

Lajme

08/12/2019 17:03

Erdogan në fjalimin e tij të mbajtur në Konferencën e Investimeve të Sektorit Publik dhe Privat të Bashkëpunimit Islam të Nivelit të Lartë të mbajtur në Stamboll tërhoqi vëmendjen që 21 për qind e popullatës së vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam, gjegjësisht 350 milionë njerëz, përpiqen të mbijetojnë në kushte të skamjes ekstreme.

“Hendeku i të ardhurave midis vendit më të pasur islamik dhe i atij më të varfër është mbi 200 herë. Nëse myslimanët japin zekatin [që është njëra prej 5 kushteve të Islamit me të cilin myslimanët detyrohet të japin 1/40 pjesë të mallrave apo të parave çdo vit], atëherë në vendet islame nuk do të mbetet njeri i varfër”, tha Erdogan.

Lexo edhe: 

Erdogan: Banesat e premtuara për Shqipërinë, për një vit do jenë të kryera

Erdogan theksoi se, “është detyra jonë kryesore të shqetësohemi për vëllezërit dhe motrat tanë kudo që janë në botë”, ndërsa shtoi se ai ka urdhëruar ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit për të filluar me punime për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, e cila më 26 nëntor u trondit nga një tërmet i fuqisë 6.4 ballë.

Ai deklaroi se kushtet financiare dhe historike të domosdoshme për rritjen ekonomike dhe mirëqenien e vendeve islamike janë shumë të favorshme dhe tha se, “prej jush kërkoj që ta mbështesni me të gjitha mjetet e mundshme Shqipërinë që t’i shëroj shpejt plagët nga tërmeti”.