Erdogan thotë se s’dëshiron t’ia japin kurrë Nobelin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk do ta pranonte çmimin Nobel për Paqe në rast se një ditë do t’i jepej atij.

Bota

10/12/2019 20:16

”Në Evropë ekziston një krizë serioze e lidershipit”, ka deklaruar ai.

“Nuk gjej guximin të them se cili lider në Evropë është shembull”, ka shtuar Erdogan.

”Nobeli është konsumuar. Nobeli është në një pozitë që vepron politikisht, në mënyrë ideologjike”, është shprehur ai.

“Nobeli nuk ka asnjë vlerë për mua”, ka përfunduar Erdogan.