Erdogan shkon në zonat e prekura nga tërmeti: Kishim probleme, por kemi mobilizuar të gjitha resurset tona
Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ka mbërritur në zonat e prekura nga tërmeti i së hënës në Turqi. Erdogan pritet që sot të vizitojë vendet si: Kahramanmaras, Hatay dhe Pazarcik. Pas kritikave të shumta se Qeveria e Turqisë ishte e ngadalshme në reagime dhe se Erdogan me vonesë shkoi në këto zona, presidenti turk është…

Bota
Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ka mbërritur në zonat e prekura nga tërmeti i së hënës në Turqi.
Erdogan pritet që sot të vizitojë vendet si: Kahramanmaras, Hatay dhe Pazarcik.
Pas kritikave të shumta se Qeveria e Turqisë ishte e ngadalshme në reagime dhe se Erdogan me vonesë shkoi në këto zona, presidenti turk është deklaruar edhe para turmës.
Ai tha se kishte disa probleme në lidhje me reagimet fillestare.
Megjithatë, ai tha se operacionet janë kthyer në normalitet tani.
“Fillimisht kishte probleme në aeroporte dhe rrugë, por sot gjërat po bëhen më të lehta dhe nesër do të jenë akoma më të lehta”,tha ai, transmeton lajmi.net.
“Ne kemi mobilizuar të gjitha resurset tona. Shteti po bën punën e tij”,theksoi ai./Lajmi.net/