Erdogan sërish në Tiranë në maj

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar një tjetër vizitë në Tiranë. Në deklaratën për mediat pas mbledhjes së qeverisë, kreu i shtetit turk deklaroi se do të jetë i pranishëm në hapjen e xhamisë së re

Lajme

20/01/2022 08:46

“Pritja që m’u bë mua dhe delegacionit tim në Shqipëri që në momentin kur shkelëm në tokën deri në largim, është shenjë e lidhjes shpirtërore që nuk këputet mes nesh dhe vëllezërve tanë në Ballkan Për ne vetëm kaq është e mjaftueshme. Pamë nga afër edhe punimet në xhaminë madhështore në Tiranë që po ndërtojmë ne. Puna vijon ende. Me Ndihmën e Zotit, punimet do të përfundojnë shpejt dhe deri në fund të muajit të Ramazanit do ta hapim për besimtarët. Do të jem sërish në Tiranë për ceremoninë e hapjes”.

Xhamia e Namazgjasë do të ketë një kapacitetet për 3250 vende për të falur namazin. Punimet për ndërtimin e objektit të kultit nisën në vitin 2015 dhe ishin parashikuar që të përfundonin në vitin 2018. Për shkak të vonesës së lëvrimit të fondeve përfundimi i saj është shtyrë.