Erdogan: Rinovojmë vullnetin për një të ardhme më të fortë

23:54 | 19 Maj 2019

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se “Po prishim kurthet që formohen çdo ditë brenda dhe jashtë vendit tonë, po rinovojmë vullnetin tonë për një të ardhme më të fortë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan gjatë një fjalimi në qytetin Samsun në aktivitetin e zhvilluar në bashkëpunim të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit si dhe Presidencës me rastin e 19 majit “Ditës Përkujtimit të Ataturkut dhe Ditës së Rinisë dhe Sportit” tha se “Do t’i shqyrtojmë, kritikojmë qëllimet, mënyrat e atyre të cilët prej vitesh përpiqen që ta largojnë Turqinë nga historia dhe qytetërimi i saj, duke e bërë që të rendë pas grushteve të shtetit, krizave, polarizimeve, dhe punëve të kota”.

“Ne e kemi përllogaritur këtë për shumë vite në llogarinë tonë. Ne e kemi bërë edhe më parë. Në vitin 2011, dolëm pëpara popullit tonë me objektivat tona 2023. Vizioni i vitit 2023, i cili shpreh objektivat më pretenduse për demokraci dhe zhvillim në historinë e Republikës, ka qenë gjithmonë udhërrëfyesi ynë. Niveli në liritë dhe ekonominë që Turqia ka arritur tregojnë që po afrohemi hap pas hapi më afër me objektivat tona 2023. Megjithatë, është e vërtetë që na kanë ngadalësuar pak në energjinë dhe burimet tona për shkak se jemi orientuar detyrimisht për të zgjidhur krizat dhe fatkeqësitë që kemi përjetuar në 6 vitet e fundit”, tha Erdogan.

“Përkundër gjithçkaje, ne jemi të përkushtuar ndaj objektivave tona 2023 dhe ndjekim rreptësisht në të gjitha fushat. Ne kemi krijuar një ekip të veçantë për këtë brenda Presidencës. Ne monitorojmë dhe raportojmë performancat në formë tremujore të të gjitha institucioneve publike, nga ministrat tanë e deri në bashki. Vala e sulmeve në siguri dhe ekonomi ende nuk ka përfunduar. Çdo ditë, po prishim kurthet që formohen çdo ditë brenda dhe jashtë vendit tonë, po rinovojmë vullnetin tonë për një të ardhme më të fortë”, theksoi presidenti Erdogan.

Ai tha se “Pavarësisht se dikush mendon se çështja e Sirisë është e sirianëve, e Irakut është e irakianëve, e Bosnjës e boshnjakëve, e Mesdheut Lindor e qipriotëve, e Afrikës Veriore e libianëve apo e Tunizisë e algjerianëve, ne e dimë që në thelb kjo nuk është e tillë”.

“Kursi i këmbimit, normat e interesit, inflacioni, mjedisi negtiv në tregjet ndërkombëtare kundër nesh, embargot e hapura-të mbyllura, kërcënimet me sanksione apo procedurat joligjore duken sikur janë punë që ecin në trajektoren e tyre, por ne e dimë shumë mirë se kush qëndron prapa këtyre. Nëse sot jemi të ekspozuar ndaj fushatave ndërkombëtare të njollosjes, arsyeja është se ne përfaqësojmë vendosmërinë e kombit tonë për të vazhduar ekzistencën e tij mijëvjeçare në këtë pozitë gjeografike”, potencoi Erdogan.