Erdogan: Qeveria e koalicionit duhet të formohet sa më shpejt
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim të mbajtur në mbledhjen e 22-të të bordit të përgjithshëm të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë tha se me rritjen e eksporteve, turizmit dhe prodhimit Turqia ka shfaqur shumë herë performanca mbi parashikimin, por që këtë do ta nxisë më tej krijimi i një qeverie koalicion që duhet të ndodhë sa më shpejt.
Bota
“Një zhvillim të tillë, një surprizë të ngjashme shpresoj që ta përjetojmë sërish në muajt e ardhshëm”, theksoi ai.
Ai ka folur edhe për formimin e Qeverisë në shtetin e tij, duke thënë që kjo gjë duhet të ndodhë sa më shpejt.
“Qeveria e koalicionit duhet të formohet sa më shpejt”, theksoi ai, raporton ATA.
“Turqia, që ndodhet mes një rrethi zjarri, duhet të jetë e fortë në mënyrë që të mos dëmtohet vetë nga kjo, por edhe të zgjasë dorën e ndihmës për vëllezërit e saj. Dhe për këtë duhet të përfundojë sa më shpejt periudhën kalimtare sepse jemi të detyruar të rikthejmë drejtimin e Turqisë drejt të ardhmes“, ka thënë Erogan.
Sipas tij, koha që e lejon kushtetuta është 45 ditë ndërsa kjo kohë po kalon, Erdogan ka thënë se Turqia nuk mundë të toleroj më shumë humbjen e kohës.
“Koha 45 ditore që kushtetuta i njeh presidentit për të vendosur ripërtëritjen e zgjedhjeve në rast se nuk do të mund të krijohet qeveria fillon me Zgjedhjen e Këshillit të Kryesisë së Kuvendit. Në një rast të tillë bëhet fjalë për një proces i cili zgjatet deri në mesin e gushtit. Unë besoj se Turqia nuk mund të tolerojë një humbje kohe të tillë. Për këtë uroj që qeveria e koalicionit të formohet në një kohë sa më të shpejtë”, shtoi presidenti turk.