Erdogan: Pas puçit e mundshme kthimi i dënimit me vdekje

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka paralajmëruar se pas dështimit të puçit ushtarak Turqia mund ta kthejë sërish dënimin me vdekje.

Bota

17/07/2016 20:32

Ai ka thënë se Qeveria për këtë temë do të bisedojë me partitë opozitare.

“Nuk mund ta injorojmë këtë kërkesë”, tha Erdogan ndërsa transmeton Reuters.

“Në demokraci populli fiton gjithçka çka kërkon”, ka thënë Erdogan.

Që nga viti 1984 asnjë i burgosur nuk është vrarë ndërsa në vitin 2004 është hequr krejt dënimi me vdekje.

Erdogan po ashtu ka ftuar përkrahësit e tij që deri të premten nëpër rrugë dhe sheshe të vazhdojnë me protesta kundër tentimit për puç, duke shtuar se kërcënimet ndaj tij ende nuk janë eliminuar.