Erdogan: Nëse xhihadistët sulmojnë varrin e sulltanit, do të kundërpërgjigjemi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i paralajmëroi sot xhihadistët e grupit Shteti Islamik, nëse ata do të sulmojnë varrin e një sulltani otoman që ndodhet në Siri, por nën sovranitetin turk.  

Bota

04/10/2014 22:04

“Nuk do të hezitojmë aspak të përgjigjemi në rast se do të ndodhë gjë aty. Dyzet nga ushtarët tanë ndodhen në këtë zonë që është territor turk”, paralajmëroi Erdogani përpara medias në Stamboll. 

“Nëse preket qoftë edhe një fije floku i ushtarëve tanë, Turqia me ushtrinë e saj do të bëjë gjithçka është e nevojshme dhe gjithçka do të ndryshojë nga ai moment”, shtoi Erdogani. 

Turqia prej shumë kohësh ka vendosur në gjedje gatishmërie dispozititvin ushtarak përreth varrit të Sulejman Shahut në Siri për shkak të rreziqeve për sulm. 

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë autorizoi ushtarët e tij që janë të ngarkuar me garantimin e sigurisë së zonës historike, që ndodhet 25 kilometra brenda në territor sirian, të hapin zjarr në rast sulmi nga ISIS-i.