Erdogan: Kush zgjedh të bëjë karrierë dhe jo fëmijë, është gjysmë njeri

Deklarata e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me pavarësinë financiare të femrave ka shkaktuar shumë reagime. Erdogan është shprehur dje se gratë që e ndërrojnë rolin e nënës dhe zonjës së shtëpisë me karrierën janë “gjysma njeriu”.

Bota

07/06/2016 15:21

“Një grua që heq dorë nga mëmësia duke thënë se “po punoj” ka hequr dorë nga feminiteti. Sinqerisht, ky është mendimi im”, tha ai gjatë një ceremonie të Shoqatës për Gratë dhe Demokracinë, në Stamboll, bën të ditur agjencia e lajmeve “Anadolu”.

“Një grua që refuzon mëmësinë dhe heq dorë nga mirëmbajtja e shtëpisë përballet me rrezikun e humbjes së pavarësisë së saj. Ajo është një gjysmë njeriu, pavarësisht se sa e suksesshme është në fushën ku operon”, tha ai.

“Unë rekomandoj të bëjnë të paktën tre fëmijë”, tha Erdogan, i cili njihet për qëndrimet e tij kundër abortit dhe kontraceptivëve.