Erdogan kritikon ashpër kërkesën rreth Kuranit në Francë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur kritika të ashpra ndaj kërkesës skandaloze të shkrimtarëve francezë dhe politikanëve të caktuar, përfshirë edhe ish-presidentin Nicolas Sarkozy, për të hequr fragmente të caktuara nga Kurani.
Bota
“Kush jeni ju që sulmoni vlerat tona të shenjta? Ne e dimë se sa të ulët jeni ju. Sepse ju këtë e keni bërë këtë dhe e bëni në çdo vend. Ne nuk ju njohim vetëm sot. Por, pavarsisht këtyre gjërave që ju bëni, ne nuk do të sulmojmë me të njëjtën gjuhë shenjtërive tuaja, sepse ne nuk jemi të ulët si ju”, tha Erdogan në një mbledhje të grupit parlamentar të partisë së tij (AK), raporton Anadolu Agency (AA).
Ndryshe, më 22 prill, në gazetën Le Parisien u publikua një manifest për “heqjen e disa ajeteve me arsyetimin se përhapin ide të dhunës dhe antisemitizmit”, e cila u nënshkrua nga 300 shkrimtarë dhe politikanë, përfshirë edhe ish-presidentin Sarkozy.