Erdogan do ta vendosë gurthemelin e xhamisë në Tiranë

Pak ditë para vizitës së presidentit turk, Recept Tayyip Erdogan në Tiranë, zbardhet edhe një pjesë e agjendës së tij.

Lajme

08/05/2015 18:44

Së bashku me Ramën, Nishanin dhe kryetarin e Çështjeve Fetare të Turqisë, Erdogan do të vendosë gurthemelin e xhamisë së Namazgjasë që do të ndërtohet në kryeqytet.

Kjo xhami pritet të jetë ndër më të mëdhatë në Ballkan. Ajo do të ndërtohet në një hapësirë prej 10 dynim dhe do të ketë 4 minare. Punimet janë parashikuar të zgjasin 2-3 vjet, transmeton lapsi.al.

Erdogan vizitën e tij në Tiranë e kishte planifikuar më herët gjatë vitit të kaluar, por u anulua për shkak të tragjedisë që ndodhi në jë minierë në vendin e tij.