Erdogan arreston gjeneralin e bazës amerikane dhe 6 mijë puçistë

Mes 6 mijë të arrestuarve pas grushtit të shtetit ndodhet edhe Komandanti i Bazës Ajrore Inirlik në Turqinë Jugore. Kjo bazë përdoret nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e koalicionit.

Bota

17/07/2016 15:23

Një zyrtar turk tha se Gjeneral Bekir Ercan Van u arrestua pasi dyshohet se është pjesë e puçit, bën të ditur Reuters. Baza përdoret nga SHBA dhe vendet e NATO­s për të bombarduar militantët e ISIS.