Erdhi në Kosovë për të mbajtur konferencë, vdes zyrtari i Malit të Zi

Drejtori ekzekutiv i Forumit Ballkanit, Astrit Istrefi në një komunikatë për media ka njoftuar se anëtari i Bordit të Forumit Ballkanit, dhe Drejtori Ekzekutiv në OJQ-në Alfa Centar në Mal të Zi Aleksander Dedovic ka vdekur sot në mëngjes në Prishtinë.

Lajme

23/05/2019 09:17

Për shkak të këtij rasti tragjik, Forumi Ballkanit ka anuluar tryezën rajonale që ishte planifikuar për sot.

Aleksander Dedovic ishte një nga panelistët e kësaj tryeze rajonale që pritej të zhvillohej sot me temën “Zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë tryezë rajonale pritej të merrnin pjesë akterë të ndryshëm nga Kosova,Shqipëria, Mali I Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

“Me keqardhje te madhe ju njoftoj qe miku dhe kolegu ynë z. Aleksander Dedovic, Drejtor Ekzekutiv ne OJQ Alfa Centar, Mal te Zi, dhe anëtar i Bordit te Forumit Ballkanik, ndërroi jete sot ne mëngjes ne Prishtine, ku kishte ardhur per te marr pjese ne tryezën rajonale te planifikuar per sot. Stafi i Forumit Ballkanik eshte duke i ofruar te gjithë ndihmën familjes se tij për t’i siguruar dokumentacionin e nevojshëm dhe transportin për ne Niksic”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/