“Erdhi momenti”, Arbana zbulon projektin për të cilin po punon prej kohësh

Arbana Osmani ka zbuluar detajet e projektit të ri.

ShowBiz

19/08/2019 09:28

Arbana Osmani përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur që së shpejti publikon librin e dytë me receta gatimi, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se për këtë projekt ka punuar prej kohësh dhe tani erdhi momenti që të shkojë në duart e publikut.

“Jam shume e lumtur te ndaj me ju nje projekt per te cilin po punoj prej kohesh? 6 vite, pas librit tim te pare me receta gatimi, me ne fund erdhi momenti per nje te dyte… “Receta per 5 minuta” se shpejti per te gjithe ju qe keni besuar tek une, gjithmone❤️”, ka shkruar Arbana.

Për ndryshe, Arbana këto ditë ka shijuar në maksimum pushimet, pas të cilave pritet të rikthehet në televizion. /Lajmi.net/