“Era zgjedhje“ – Maqedonci: Jam i gatshëm për te qenë kandidat për deputet në listën e LVV-së

Ministri i FSK-së, Ejup Maqedonci, ka konfirmuar sot se në zgjedhjet e ardhme do të jetë kandidat për deputet nga listën e LVV-së. ai është pyetur për këtë qështje në Frontal dhe ka treguar se është I gatshëm për të povuar edhe këtë sfidë. “Fokusin kryesor në këtë periudhë vazhdoj ta kem dhe ta kryej…

Lajme

07/06/2024 19:48

Ministri i FSK-së, Ejup Maqedonci, ka konfirmuar sot se në zgjedhjet e ardhme do të jetë kandidat për deputet nga listën e LVV-së. ai është pyetur për këtë qështje në Frontal dhe ka treguar se është I gatshëm për të povuar edhe këtë sfidë.

“Fokusin kryesor në këtë periudhë vazhdoj ta kem dhe ta kryej detyrën që me është besuar dhe është fisnike;  është detyrë e vecantëqë është ëdhëheqja e ministrisë së Mbrojtjes. Për të ardhmen, besoj do ta analizoj do të marr vendime që besoj do të jetë I duhuri”, ka thënë Maqedonci.

Por ky I fundit më pas ka sqaruar se nëse kërkohet nga LVV, do të jetë në listën e kësaj partie.

“Unë jam ministër I mbrojtjes I qeverisë që drejtohet nga LVV dhe nëse do të ekziston edhe vullneti për të qenë pjesë unë jam I gatshëm për të qenë në listën zgjedhore të LVV-së”, ka thënë Maqedonci në Frontal