Era Rusi nuk është e kënaqur: Kënga ime meritonte më shumë në ‘Festivalin e këngës’

Era Rusi mendon se me performancën e saj në ‘Festivalin e këngës; ka merituar më shumë.

ShowBiz

19/01/2020 19:43

Era Rusi ishte e ftuar në “Mos i fol shoferit” dhe këngëtarja aty është pyetur edhe për ‘Festivalin e këngës’ performancën e saj dhe dy artistet Elvana Gjatën dhe Arilena Arën.

“Mendoj që kënga ime meritoi të ishte shumë më lart nga aty ku përfundoi. Megjithatë ne këtu Shqipëria na ka mësuar që asgjë të mos na bëjë përshtypje. Jeta vazhdon”, e ka përmbyllur Era, e cila nuk u përfshi në tre vendet e para në finale të festivalit.

Këngëtarja mendon se përveç zhurmës që krijoi Elvana dhe Arilena duhej të flitej edhe për performancën e saj në natën finale.