Era Istrefi publikon pamje nga xhirimet e klipit të ri

Era Istrefi ka nisur xhirimet e klipit të ri.

ShowBiz

18/01/2019 18:00

Era Istrefi përmes rrjeteve sociale ka treguar se si do të duket në videoklipin e saj të ri, shkruan lajmi.net.

Ajo publikoi disa video, në të cilat tregon se gjendet në shesh-xhirim dhe dukej mahnitëse pas ndryshimit të ri në flokë.

Me gjasë, ky do të jetë projekti që e ka paralajmëruar ta sjell me motrën e saj, Nora Istrefin.

Megjithatë, mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe Era Istrefi, e cila për çdo ditë numëron suksese të reja në karrierën e saj. /Lajmi.net/