Era Istrefi pranoi një dhuratë të veçantë

Era Istrefi është një prej këngëtareve shqiptare që gëzon famë ndërkombëtare.

ShowBiz

17/04/2018 12:00

Projekti “BonBon” bëri që emri i Erës të dëgjohet në gjithë botën, ndërsa tani këngëtarja po sjell vazhdimisht këngë të reja dedikuar këtij tregu, shkruan lajmi.net.

Së fundi, përmes rrjeteve sociale, Era ka bërë të ditur se ka pranuar disa dhurata të veçanta, e që ishin disa aksesorë prej ari.

Këngëtarja i publikoi ata në rrjete sociale, ndërsa në një prej tyre ishin inicialet “KS”, që lidhet edhe me shtetin e Kosovës.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Era është kënga “Origami”, që po pritet mirë në publik. /Lajmi.net/