Era Istrefi në video lojën Just Dance 2017 të Playstation (Video)

'Just Dance 2017' është një video lojë e famshme e vallëzimit, ku ka një toplistë muzikore dhe njerëz nga mbarë bota mund të kyçen e të vallëzojnë, për të garuar me njëri tjetrin.

ShowBiz

26/10/2016 11:54

Video loja funksionon në Playstation3, Playstation4, Xbox 360, Xbox One, Wii dhe Wii U.

Gjithsej 40-të këngë janë futur në këtë aplikacion. Mes tyre, nuk mungon shqiptarja Era Istrefi me këngën “Bon Bon”, së cilës i është bashkangjitur edhe një video që tregon se si një vajzë vallëzon me këtë këngë.

Në listë është edhe Beyonce me “Single Ladies”, Justin Bieber me “Sorry”, Maluma me “El Tiki”, Queen me “Dont Stop me Now” dhe Zayn me “Like I would”, mes këngëve tjera.

Era po vazhdon të korrë suksese me përfshirjen e saj në plot projekte, mes tyre edhe në këtë lojë nga Ubisoft. / KultPlus

YouTube player

14826463_10207287438720085_403784456_n