Era Istrefi merr vëmendjen e ndjekësve me këtë video provokuese

Pas një mungese të gjatë, Era ka filluar të bëhet goxha aktive.

ShowBiz

07/04/2020 16:02

Era Istrefi për një kohë të gjatë ishte e ‘heshtur’ duke mos publikuar as këngë të reja, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, pas rikthimit me projekt të ri, u bë aktive edhe në rrjete sociale, në të cilat kohë pas kohe nuk mungojnë postimet joshëse të saj.

Së fundi, ajo ka postuar një video ku bënte lëvizje provokuese, në të cilën vëmendje të madhe mori edhe me format trupore.

Era kishte veshur një bluzë të ngushtë dhe xhinse, në të cilat i theksoi format perfekte trupore.

Kujtojmë se “No Maybes” titullohet projekti i fundit muzikor nga Era Istrefi, në bashkëpunim me Arash dhe Ilkay Sencan. /Lajmi.net/