Era Istrefi duket seksi rrugës për në palestër

Era Istrefi publikoi një video teksa po shkonte për në palestër.

ShowBiz

10/06/2020 09:47

Era Istrefi komentohet shpesh për fizikun, për të cilin përkujdeset duke ushtruar në palestër, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ndau me ndjekësit një video në Instagram, teksa shfaqet në veturë rrugës për në palestër dhe dukej në formë të mirë.

Era kishte vendosur grim në fytyrë, flokët i kishte mbuluar me anë të një kapeleje në brendit “Balenciaga”.

“Rrugës për në palestër”, ishte mbishkrimi që ajo ia la videos, teksa shihet duke u relaksuar nën ritmet e muzikës.

Projekti i fundit muzikor nga Era Istrefi është “No Maybes”, ndërsa pritet të rikthehet me projekte të reja muzikore. /Lajmi.net/