Era dhe Nora në xhirimet përfundimtare të klipit, pamje nga prapaskena

Era dhe Nora Istrefi sot po finalizojnë xhirimet e klipit të ri.

ShowBiz

13/03/2019 13:59

Era dhe Nora Istrefi ka kohë që kanë paralajmëruar një duet, andaj fansat e tyre po e presin me padurim këtë këngë, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, Era dje ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do përfundojnë xhirimet e videoklipit, kurse kënga do të lansohet shumë shpejt.

Në InstaStory, Era ka sjellë pamje nga prapaskenat e xhirimeve, ku tregon ambientin në të cilin po filmojnë.

Kujtojmë që ky është njëherësh projekti i parë i përbashkët i motrave Istrefi. /Lajmi.net/