EPP: Takimi i MSA-së, arritje e kryeministrit Mustafa dhe Kosovës
Partitë Popullore Evropiane (EPP), kanë përgëzuar kryeministrin Isa Mustafa, për takimin e parë të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë, që u mbajt sot në Bruksel.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2016/11/ppp.jpg)
Lajme
Përmes një statusi në rrjetet zyrtare sociale, drejtuesit e EPP-së kanë theksuar se ky takim është e arritur për kryeministrin Mustafa dhe Kosovën.
“Takimi i parë i mbajtur sot i MSA-së BE-Kosovë është cak i arritur për kryeministrin Mustafa dhe Kosovën. Përpjekjet dhe reformat e tilla duhet të vazhdojnë të sjellin benefite për të gjithë qytetarët”, thuhet në shkrimin e publikuar nga EPP. /Lajmi.net/