Epoka e Barcelonës ka përfunduar

Epoka e dominimit të Barcelonës në futboll ka përfunduar, sipas legjendës së Bayern Munichut, Oliver Kahn. Gjiganti katalan fitoi tri La Liga, dy tituj në Ligën e Kampionëve dhe dy Copa del Rey nën drejtimin e ish trajnerit Pep Guardiola, i cili tani është në Bayern. Kahn beson se Guardiola do të jetë i aftë…

Sport

12/09/2013 22:14

Epoka e dominimit të Barcelonës në futboll ka përfunduar, sipas legjendës së Bayern Munichut, Oliver Kahn.

Gjiganti katalan fitoi tri La Liga, dy tituj në Ligën e Kampionëve dhe dy Copa del Rey nën drejtimin e ish trajnerit Pep Guardiola, i cili tani është në Bayern.

Kahn beson se Guardiola do të jetë i aftë të drejtojë bavarezët drejt kulmit, pavarësisht se shumëkush ka parashikuar se Barcelona do të rikthehet nën udhëheqjen e Gerardo Martinos dhe përforcimit të ri, Neymar.

“Besoj se ditët më të mira të Barcelonës kanë përfunduar”, deklaroi Kahn për TV Movie.

“Ata nuk janë më ekip dominues në Evropë, të cilës një skuadër gjermane duhet t’ia ketë frikën. Suksesi i Bayernit ka nevojë për ide të reja. Mendoj se ekipi do të gjejë zgjidhje të reja meqë ka në dispozicion shumë futbollistë inteligjent”, u shpreh Kahn.