Enver Hoxhaj: PAN nuk merr pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit

10:21 | 9 Gusht 2017

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se nuk do të marrin pjesë nesër në vazhdimin e seancës konstituive pasi konsiderojnë se kryesuesi i kësaj seance Adem Mikullovci nuk ka respektuar marrëveshjet, raporton lajmi.net.

“Ne duam që ti formojmë institucionet e Kosovës dhe është me rëndësi shpejtësia por edhe cilësia. Kemi pasur raste kur  shpejtësia është treguar e dëmshme dhe ne i nderuar kryesues mendojmë se nuk është mirë të nguteni në thirrjen e seancës siç keni bërë ku e keni caktuar të enjten seancën. Hoxhaj ka thënë se kandidati i tyre për kryeparlamentar  është Kadri Veseli i cili edhe do të zgjidhet ashtu sikur edhe Haradinaj kryeministër. Ka bërë të ditur se PAN nuk do të merr pjesë në seancën e nesërme pasi sipas tij kryesuesi nuk ka respektuar marrëveshjen e javës së kaluar ku sot është dashur të caktohet seanca pas konsultimit”, ka thënë Hoxhaj, raporton lajmi.net.