Enver Hoxhaj kundër Konventës së partisë: PDK-ja ka nevojë për drejtim të ri, jo për skema të vjetra
Zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka dal kundër Konventës së PDK-së në një kohë kaq të shkurtër. “Kjo nguti nuk garanton garë cilësore, as reformimin dhe unitetin e kërkuar e të domosdoshëm për PDK-në në këtë kohë.”, tha ai. Dy ditë më parë, Memli Krasniqi dha dorëheqje nga post ii kryetarit të PDK-së. Ai deklaroi…
Lajme
Zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka dal kundër Konventës së PDK-së në një kohë kaq të shkurtër.
“Kjo nguti nuk garanton garë cilësore, as reformimin dhe unitetin e kërkuar e të domosdoshëm për PDK-në në këtë kohë.”, tha ai.
Dy ditë më parë, Memli Krasniqi dha dorëheqje nga post ii kryetarit të PDK-së. Ai deklaroi se deri tek ky vendim i tij erdhi pas zhvillimeve të shumta në vend dhe pasi këtë gjë e kishte menduar që prej shumë kohës.
Por, Krasniqi vuri në theks se kjo dorëheqje nuk lidhet me rezultatin e zgjedhjeve lokale saktësisht.
Lajmi.net raportoi fillimisht se të hënën më 17 nëntor PDK do të zhvillojë Konventën e PDK-së, e ku pritet që Bedri Hamza të marrë drejtimin e partisë.
E këtë gjë thuajse e pohoi krejtësisht Krasniqi, anipse për Hamzën tha se ka dëshirë por se nuk e di si do të shkojë votimi.
Kurse ai deklaroi se gara është e hapur edhe për të tjerë që të hapin kandidaturën, transmeton lajmi.net.
Bedri Hamza tanimë zyrtarisht ka hapur kandidaturën për kreun e PDK-së, derisa kundër këtyre zhvillimeve sot publikisht doli Enver Hoxhaj.
Hoxhaj në një fazë kishte qenë edhe u.d i kryetarit të partisë, pro jo për shumë gjatë.
Hoxhaj po ashtu në disa raste doli kundër disa prej zhvillimeve të PDK-së, e siç duket tani ka ambicie për të kandiduar, por s’e s’po i pëlqyeka koha.
“Dorëheqja e kryetarit, e shoqëruar me preferenca për pasuesin, krijon përshtypjen e skemave të sajuara e të paragjykuara, të cilat nuk e çojnë partinë përpara. Unë jam qartësisht kundër çdo imponimi, kundër çdo tentative për të orientuar garën dhe kundër çdo formule që shpërfill bazën dhe delegatët”,shtoi Hoxhaj.
Postimi i plotë: