Enrique, më i mirë se Guardiola

10:21 | 26 Nentor 2015

Së paku sipas statistikave, Luis Enrique është më i mirë se ish trajneri i lavdishëm i Barcelonës, Pep Guardiola.

Barcelona e Luis Enriques është më e mirë se ajo e Pep Guardiolës.

Kështu së paku thonë statistikat.

Në 81 duelet e para, skuadra katalane ka shënuar 65 fitore, shtatë barazime dhe nëntë humbje, për dallim nga 56-17-8 nga Guardiola.

Numri i golave të shënuar po ashtu është në avantazh, 224-202, dhe 62-65 të pranuar, përcjell “Lajmi.net”.

Por, Enrique ka një repart sulmues që ia ka zili cilado skuadër në botë, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar që kanë shënuar 121 gola deri më tani gjatë vitit 2015.