Enrique ka një lajm të keq për Ronaldon

13:48 | 12 Janar 2016

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka një lajm të keq për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Luis Enrique ka një lajm të keq për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Trajneri i Barcelonës ka thënë se dyshja Lionel Messi e Neymar ka edhe shumë Topa të Artë për të fituar, pas triumfit të argjentinasit të hënën.

“Ndjej një gëzim të madh që fitoi Messi”, deklaroi Enrique gjatë një konference për shtyp, përcjell “Lajmi.net”.

“Mirënjohje për futbollistin më të mirë të gjitha kohërave. Po ashtu, gëzohem që Neymar mori mirënjohjen e tij. Ata kanë edhe shumë Topa të Artë për të fituar”, u shpreh ai.