Enrique: Jam i lumtur për kalimin në finale, rekordi i Italisë është i pabesueshëm

8:56 | 7 Tetor 2021

 Spanja ka arritur të mposht Italinë me rezultat 2-1.

Kombëtarja e Spanjës ia shkaktoi humbjen e parë Italisë pas 37 ndeshjeve, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes trajneri i spanjollëve, Luis Enrique e ka cilësuar këtë triumf si shumë të vlefshëm, ndërsa ka lavdëruar rekordin që e arriti Kombëtarja e Italisë për ndeshjet pa humbje.

“Është një fitore e bukur, me siguri pasi siguruam kalimin në finale. Unë mendoj se rekordi i Italisë prej 37 ndeshjeve pa humbjeve ishte i pabesueshëm”.

“Gjëja më e mirë për mua është se që kur jam në krye të ekipit kombëtar, ne kemi luajtur gjithmonë ashtu siç dëshirojmë me stilin tone të lojës kundër çdo rivali”.

“Ne u mbrojtëm duke bërë presion të lartë, duke qenë guximtar dhe duke treguar qëndrim brilant”.

Enrique foli gjithashtu për gjendjen e Ferran Torres që shënoi dy gola por u largua në lojë në min e 49’ shkaku i një dëmtimi.

“Nuk jam i sigurt se si do të jetë Torres. Ai mori një goditje në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë, kështu që ne vendosëm të mos rrezikonim”.

“Futbollistët e rinj si Gavi dhe Yeremi luajtën shumë mirë. Marcos Alonso ishte gjithashtu i mrekullueshëm, nuk ka asnjë lojtar për të cilin do të ankohesha, të gjithë ishin fantastik”, përfundoi Luis Enrique. /Lajmi.net/