Enrique e refuzoi Verrattin

Sulmuesi i Stoke Cityt, Bojan Krkic ka bërë të ditur se Luis Enrique refuzoi mundësinë e transferimit të Marco Verratit gjatë kohës sa ishte në drejtim të Romës.

Sport

14/04/2015 15:09

Marco Verratti është duke shkëlqyer në Paris Saint-Germain, por lehtë mund të kishte ndodhur që sot ai të ishte futbollist i Romës.

Sulmuesi i Stoke Cityt, Bojan Krkic ka bërë të ditur se Luis Enrique refuzoi mundësinë e transferimit të Marco Verratit gjatë kohës sa ishte në drejtim të skuadrës italiane.

Ish sulmuesi i Barcelonës, Krkic, ishte i huazuar në Romë për dy sezone mes 2011-2013 dhe ka bërë të ditur se spanjolli e refuzoi Verrattin pasi nuk besonte se ai mund ta përmirësojë ekipin.

“Roma e përcolli, por Luis Enrique ishte i mendimit se ai nuk ishte në nivel të njëjtë me futbollistët që kishte në dispozicion”, deklaroi Krkic për “Cadena Ser”.