Të Infektuar: 100.655

Të Shëruar: 85.842

Të Vdekur: 2.053

Enrique e nis me këmbë të mbarë, Spanja triumfon ndaj Anglisë

22:42 | 8 Shtator 2018

Spanja ka shënuar fitoren e parë nën drejtimin e Luis Enriques, njëkohësisht të parën në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Anglinë me rezultat 1:2.

Fillimi i takimit ishte tejet i balancuar me të dyja skuadrat tejet të taktizuara.

Të parët që kaluan në epërsi ishin anglezët, pas një aksioni me shumë kombinime, të cilin pas asistit të Luke Shaw, ishte Rashford që e konkretizoi në  gol (11’).

Por, reagimi i Spanjës, na kujtoi kohën e “Spanjës së artë”. Pas vetem 2 minutave, ishte  Saul Niguez, i cili shfrytëzoi për mrekulli asistin e Rodrigos për të barazuar shifrat në 1:1 (13’).

Më pas, në minutën e 32’, pas asistit nga Thiago Alcantara, ishte Rodrigo që zuri në befasi mbrojtjen e Anglisë, dhe përmbysi rezultatin duke kaluar spanjollët në epërsi.

Pjesa e dytë ishte krejtësisht e balancuar, me një Spanjë që diktonte tempon e takimit dhe ruante rezultatin. Nga pjesa e dytë vlen të cekët lëndimi i Luke Shaw, dhe pritja fenomenale e David de Gea në minutën e 80’ pas një goditje të rrezikshme nga Rashford.

“Epoka Enrique” nuk kishte si të fillonte më mirë se me një fitore ndaj gjysmë finalistëve të Kampionatit Botëror. /Lajmi.net/