Engjëllusha Salihu duket përrallore e veshur me fustan të kuq
Engjëllushës i shkon shumë ngjyra e kuqe.
ShowBiz
Engjëllusha Salihu, vajza e këngëtare së muzikës popullore, Shyhrete Behlulit, ka arritur që shumë shpejt të pëlqehet nga publiku si për zërin ashtu edhe për paraqitjen e jashtme, shkruan rtv21.tv
Në një fotografi që së fundmi ka publikuar në InstaStory, Engjëllusha ka rrëmbyer vëmendjen e veshur me një fustan të kuq të gjatë.
Me flokët të kapura dhe me një grim që i shkonte shumë, Engjëllusha duket mahnitëse. Kujtojmë se “Fustani i Bardhë” është projekti i fundit nga Engjëllusha që deri tani numëron mbi 2 milionë klikime në Youtube.