Energjia elektrike shtrenjtohet për 16%
Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë ka njoftuar edhe zyrtarisht se është marrë vendimi për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike. ZRRE ani pse nuk dha detaje në mbledhje, përmes një komunikate për media tashmë ka konfirmuar se energjia-elektrike është rritur në çmim për 16%. Kësisoj qytetarët e Kosovës do të paguajnë fatura të…

Lajme
Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë ka njoftuar edhe zyrtarisht se është marrë vendimi për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.
ZRRE ani pse nuk dha detaje në mbledhje, përmes një komunikate për media tashmë ka konfirmuar se energjia-elektrike është rritur në çmim për 16%.
Kësisoj qytetarët e Kosovës do të paguajnë fatura të rritura të rrymës me 16%, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Seanca III e Bordit të ZRRE-së në 2025
Më 11.04.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e tretë për vitin 2025. Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe aprovuar të Hyrat e Lejuara Maksimale për operatorët e licencuar, si në vijim:
– Kërkesa/propozimi fillestar i KOSTT-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OST/OT – ka qene 101.878 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 88.198 mil€;
– Kërkesa/propozimi fillestar i KEDS-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OSSH ka qenë 214.45 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 180.653 mil€;
– Kërkesa/propozimi fillestar i KESCO-s për të Hyrat e Lejuara Maksimale për FSHU ka qene 447.626 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 435.626 mil€, ku përfshihen operatorët e licencuar OSSH dhe OST/OT.
Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike www.ero-ks.org./Lajmi.net/