Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Eneda Tarifa shpallet fituese e “Kënga Magjike 2019”

23:52 | 7 Dhjetor 2019

Sonte u mbajt nata finale e festivalit të këngës “Kënga Magjike 2019”.

Në Pallatin e Kongreseve, sonte u mbajt nata finale e festivalit të këngës “Kënga Magjike 2019”, shkruan lajmi.net.

Fituesja e çmimit kryesor u shpall Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”.

Vendin e dytë e zuri Fifi me këngën “Marova”, ndërsa të tretin Anxhela Peristeri me këngën “Dikush i Imi”.

Pas marrjes së çmimit Eneda tha se do të donte që ky çmim të ndahej përgjsymë dhe t’ia jepte pjesën tjetër Fifit.

Kujtojmë se ky edicion i “Kënga Magjike” erdhi më ndryshe se herët e tjera, me mision bamirës për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Të hollat që u fituan nga ky festival do të  për ndihma ndaj familjeve që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit. /Lajmi.net/