Eneda Tarifa me video nga palestra: Ndihem më mirë se 10 vite më parë

23:21 | 25 Qershor 2019

Eneda Tarifa është përkushtuar në palestër.

Këngëtarja Eneda Tarifa është shumë e pëlqyer nga publiku dhe muzika e saj dëgjohet nga gjenerata të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Ajo vazhdon të jetë e përkushtuar në këtë fushë por edhe palestra është një prej rutinave të këngëtares e cila thotë se ndihet mjaft mirë kur ushtron.

Eneda së fundmi e ka publikuar një video nga pikërisht palestra dhe thotë se kur ushtron ndihet më mirë se 10 vite më parë.

“Kam qenë gjithmonë sporadike në palestër, për gjithë këto vite. Ja që kët vit e vura prioritet dhe më besoni që jam më mirë se 10 vite më parë. Fizikisht, mendërisht, shpirtërisht.Dhe nuk është se kam hequr shumë nga dëshira për të ngrënë. Por punoj fort. Ua sugjeroj fort të gjitha vajzave. Për mua tashmë është një e mire e domosdoshme. Meritat i kam edhe vetë”, ka shkruar ajo në Instagram./Lajmi.net/