lajmi.net

Ëndrra e Suarezit

Luis Suarez beson se mund të realizojë ëndrrat e tij në Liverpool, një prej të cilave është paraqitja në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi uruguaian ka kaluar një stinor të mrekullueshëm deri më tani, me 23 gola në 21 ndeshje të Premierligë, dhe 10 asistime. Suarez, i cili verën e vitit të kaluar kërkoi largimin nga…

Sport

21/02/2014 11:28

Luis Suarez beson se mund të realizojë ëndrrat e tij në Liverpool, një prej të cilave është paraqitja në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi uruguaian ka kaluar një stinor të mrekullueshëm deri më tani, me 23 gola në 21 ndeshje të Premierligë, dhe 10 asistime.

Suarez, i cili verën e vitit të kaluar kërkoi largimin nga klubi, ka insistuar se është i lumtur në klub, dhe i vendosur ta inspiroj drejt kualifikimit për në Ligën e Kampionëve, për herë të parë nga viti 2010.

Reds janë aktualisht tre pikë para Tottenhamit që është i katërti, por vetëm katër pikë më pak se Chelsea që kryeson në tabelë.

Suarez shpreson të vazhdojë të ruajë formën e mirë dhe të arrijë të paraqitet në garën kryesore për klube.

“Dua të jem aty me Liverpoolin. Është garë e jashtëzakonshme. Është ajo ku duam të jemi, të luajmë kundër skuadrave më të mira në Evropë”, deklaroi Suarez për Liverpool Echo.

“I kam shikuar ndeshjet në televizor këtë javë dhe kur dëgjoni himnin e Ligës së Kampionëve, është motivim në vete. Steven Gerrard më ka treguar për netët e Ligës së Kampionëve në Anfield. Dua t’i shijoj ato”.

Ëndrra e Suarezit

Luis Suarez ka bërë të ditur se ëndërron të fitojë titullin e kampionit në Premierligë me Liverpoolin. Ylli uruguaian ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme këtë edicion duke shënuar kuotë të jashtëzakonshme prej 19 golash në 12 paraqitje në Premierligë, përfshirë dy gola në fitoren e fundjavës së shkuar 3:1 kundër Cardiff Cityt në Anfield…

Sport

23/12/2013 19:40

Luis Suarez ka bërë të ditur se ëndërron të fitojë titullin e kampionit në Premierligë me Liverpoolin.

Ylli uruguaian ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme këtë edicion duke shënuar kuotë të jashtëzakonshme prej 19 golash në 12 paraqitje në Premierligë, përfshirë dy gola në fitoren e fundjavës së shkuar 3:1 kundër Cardiff Cityt në Anfield Road.

Pikërisht me këtë trepikësh, Liverpool mori kryesimin në Premierligë në pritje të epilogut të ballafaqimit mes Arsenalit dhe Chelseas që zhvillohet sonte në Emirates.

Dhe, sulmuesi Suarez ka paralajmëruar se ka ambicie të mëdha me skuadrën e tij.

“Ëndrra ime është titulli i kampionit në Premierligë me Liverpoolin. Shpresoj ta fitoj ligën dhe ndonjë trofe tjetër të madh me Liverpoolin”, deklaroi ai për uebfaqen zyrtare të Liverpoolit.

Suarez u kërkua nga shumë klube të mëdha evropiane gjatë afatit kalimtar të verës mirëpo në fund e vazhdoi kontratën me Liverpoolin, javën e kaluar, deri në vitin 2018.

LM