Ende s’ka të dyshuar për vrasjet në Pejë
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, thotë për lajmi.net se hetimet janë duke vazhduar, mirëpo deri më tani nuk ka përparime sa i përket identifikimit të kryerësve të kësaj vepre.
Lajme
Ende nuk ka asnjë të dyshuar lidhur me vrasjen e dy personave dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve pas një incidenti të armatosur, pasditen e së premtes në qendër të qytetit të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, thotë për lajmi.net thotë se hetimet janë duke vazhduar, mirëpo deri më tani nuk ka përparime sa i përket identifikimit të kryerësve të kësaj vepre.
“Veprimet policore janë të pandërprera, hetuesit e krimeve ende janë duke bërë përpjekje, janë duke mbledhur prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes edhe ku kanë ndodhur vrasjet edhe ku është gjetur automjeti”.
“Janë marrë disa veprime të nevojshme mbrëmë, kanë kryer disa bastisje, por faktikisht ende nuk ndonjë përparim për t’u identifikuar kryerësit e mundshëm”.
Nga të shtënat me armë zjarri, të premten në qytetin e Pejës kanë mbetur të vrarë V.Kelmendi, (1984), dhe F.Bajraktari, ( 1941), ndërsa janë plagosur V. Mala (1987), B. Lajqi (1984), G. Kelmendi (1957), P. Gashi (1992), D. Berisha (1991) dhe F.Dervishi.
Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur afër hotelit “Gold” kur të sulmi është kryer nga një veturë e tipit “Jeep Cheroke”, i cili më pas është gjetur i përfshirë nga zjarri në fshatin Pishan të Pejës.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të lënduarit e sulmit të djeshëm G. Kelmendi, P. Gashi, D. Berisha dhe F. Dervishi janë liruar nga Spitali Rajonal në Pejë , pasi që gjendja e tyre shëndetësore ishte e mirë , ndërsa V. Mala dhe B. Lajqi mbesin të hospitalizuar më tutje në Spitalin Rajonal në Pejë nën mbikëqyrje mjekësore dhe siguri të policisë.