Ende pa dalë në shitje, bie sistemi ku mund të blihen biletat për ndeshjen Kosova – Republika çeke

14:14 | 19 Gusht 2019

Interesimi i jashtëzakonshëm ka bërë që platforma online www.tiks.app, e cila mundëson blerjen e biletave online të Kombëtares së Kosovës, ka rënë nga sistemi momentalisht.

Duket se tifozët janë të interesuar jashtëzakonisht shumë për ta përcjellur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Republikës Çeke.

Ndeshja do të zhvillohet më 7 shtator, me fillim nga ora 15:00, në ndeshjen e vlefshme për Euro 2020, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, vetëm pak orë pasi Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi për daljen në shitje të biletave në orët e pasdites së sotme, tifozët ia kanë mësyrë me të madhe uebfaqet që merret me shitjen e biletave, në pritje të daljes në shitje të tyre, pasi shtëpia e futbollit kosovar nuk njoftoi saktësisht se në cilën orë fillon shitja.

Kjo nënkupton se për momentin është e pamundur të kyçesh në platformën online, www.tiks.app. /Lajmi.net/