Enca i jep shansin e dytë një personazhi të famshëm mos ta bëjë “horë”

17:18 | 7 Dhjetor 2021

Foto: Enca Haxhiu/Instagram

Këngëtarja ndan momente të shumta nga jeta e saj në rrjete sociale.

Enca Haxhiu, vazhdimisht befason publikun me paraqitjet e saj, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, ka postuar një bisedë në rrjete sociale e cila zbuloi se i shkruajnë të famshme.

“Njerëzit (sidomos personazhet publike) ngjajnë shumë qesharakë kur e bëjnë këtë gjënë. Ti mund t’i fshish mesazhet, por jo screenshotet e mia”, shkroi Enca.

Ajo tha se ka vendosur të bëhet e mirë duke mos e treguar emrin, por herën tjetër kur shprehin dashurinë t’i japin kohë që të lexoj dhe t’iu kthej mesazhet.

“Sot do bëhem e mirë dhe nuk do e tregoj emrin, pooor herë tjetër kur më shprehni dashurinë/ pëlqimin/ pendimin- mos e bëni unsend. Sidomos ju me tick blu. Më jepni kohë ta lexoj dhe t’ju kthej”, shkroi ajo./Lajmi.net/