Emri i ri i stadiumit të Realit: Cepsa Santiago Bernabeu

Emri i ri i stadiumit aktual të Real Madridit pritet të quhet 'Cepsa Santiago Bernabeu' marrëveshje kjo që skuadrës Mbretërore so ti sjellë diku rreth 20 milionë euro për një vit.

Sport

28/01/2015 15:57

Drejtuesit e Real Madridit pritet të pasurohen me të madhe, pasi do të fitojnë me miliona me ndërrimin e emrit të stadiumit.

Emri i famshëm ‘Santiago Bernabeu’ do të ndërrohet dhe do të bëhet ‘Cepsa Santiago Bernabeu’ ku Mbretërit do të fitojnë diku rreth 20 milionë euro në vit.

Marrëveshja pritet të jetë shumë vjeçari, teksa Los Blancos për 20 vite do të fitojnë një shumë të madhe prej 500 milionë euro nga kjo marrëveshje.

Bernabeu aktual është hapur në vitin 1947 dhe është emëruar pas ish-pronarit legjendar të skuadrës, Santiago Bernabeu Yeste.