“Emri i Fadill Vokrrit do të jetojë nder breza të futbollistëve tanë”

11:52 | 9 Qershor 2018

Shefi grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti ka thënë se emri i Fadill Vokrrit do të jetojë nder breza të futbollistëve tanë.

Hoti me anë të një postimi në facebook, ka thënë se Vokrri ka qenë njeri qe gëzon respekt të rrallë.

“Legjenda e futbollit Fadil Vokrri ndahet nga ne, por emri i tij do te jetoj nder breza te futbollisteve tanë. Një njeri qe gëzon respekt te rralle. Pusho ne paqe mi”, ka shkruar Hoti.

Legjenda e futbollit kosovarë, Fadi Vokrri ka ndërruar jetë sot, pas një sulmi në zemër.

Ai në momentin e sulmit kishte qenë në palestër, ndërsa që në QKUK është dërguar pa shenja jete./Lajmi.net/