Emre Can kërkon takim me drejtuesit e Juventus

Mesfushori i Juventus, Emre Can, ka kërkuar një takim me bordin drejtues të skuadrës.

Sport

17/01/2020 17:17

Can nuk ka pasur kohën më të mirë të mundshme me Juventus në gjysmën e parë të sezonit, duke mos pasur mjaftueshëm minuta në dispozicion.

Emri i lojtari është lidhur me një largim të mundshëm nga Torino, por skuadra duket se ka vendosur ta mbajë.

Megjithatë, lojtari së fundi ka kërkuar takim me bordin drejtues. ‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se lojtari është i shqetësuar për të ardhmen e tij, pasi ka frikë se humb pozitën e titullarit tek kombëtarja, transmeton lajmi.net.

Lojtari dëshiron t’i kërkojë bordit drejtues që të largohet nga Juve, nëse minutazha do të jetë e njëjta edhe në gjysmën e dytë të sezonit.

Can ka regjistraur vetëm 8 paraqitje në Serie A deri më tani, vetëm dy prej të cilave kanë ardhur si titullar. /Lajmi.net/