Emmanuel Emogbo pas humbjes nga Peja: E ardhmja e basketbollit kosovar është e ndritur

Basketbollisti i Vëllaznimit, Emmanuel Emogbo ka folur pas ndeshjes ndaj Pejës.

Sport

12/04/2021 09:21

Peja mundi Vëllaznimin me rezultat të thellë duke ia mohuar qëndrimin në elitën e basketbollit kosovar, transmeton lajmi.net.

Pas ndehjes, Emogbo u shpreh optimist për Vëllaznimin dhe basketbollin kosovar në përgjithësi.

“Tre muajt e fundit ishin të mirë këtu, dua ta falënderoj klubin e Vëllaznimit që u përkujdes për mua dhe nevojat e mia”, tha ai.

“Ishte keq që nuk mundëm ti arrijmë objektivat tonë, por mendoj se e ardhmja është e ndritur për basketbollin kosovar, sepse “Play Off” do të fillojë javën e ardhshme dhe do të ketë ndeshje të mira”, tha Emogbo.

Emogbo u pyet për të ardhmen e tij.

“Duhet të flas me agjentin tim, këto gjëra janë për vitin e ardhshëm, tani është koha vetëm ta pushoj trupin tim, sepse tani është kohë e papërshtatshme kjo koha e pandemisë”, përfundoi Emmanuel Emogbo./Lajmi.net/

YouTube player