Emisioni “Mirage” rikthehet nesër, këto materiale mund t’i ndiqni

Pritjes i erdhi fundi. Emisioni "Mirage", prodhim i Lajmi.net me producent Butrint Pasjaqa dhe moderim të Engjëllusha Cakaj po rikthehet tek sërish tek shikuesit.

ShowBiz

28/04/2022 18:06

Me transmetim në Televizionin 7 dhe kanalet zyrtare të Lajmi.net në Facebook, Youtube dhe Instagram ju mund të njoftoheni me më të rejat nga bota e showbizit, intervista dhe rubrika shumë interesante.

Në emisionin e parë të kësaj sezone të “Mirage” ju do të ndiqni materiale nga bota e showbizit.

Dy DJ më të njohur në vend, të cilët bënë bujë të madhe me pjesëmarrjen e tyre edhe në spektaklin “Big Brother VIP”, Dj PM dhe Dj Dagz do të flasin në “Mirage” për jetën e tyre, karrierën, lidhjet e dashurisë dhe planet për të ardhmën.

Në rubrikën ‘Vox Pop’ të “Mirage” qytetarët do të komentojnë tekstet e reperëve që ofendojnë gratë.

Dy muaj pas përfundimit të “Big Brother VIP”, kush nga ish-banorët u bë i padukshëm e kush po vazhdon të jetë edhe më pranë publikut?

Rubrika “Kë Zgjedh” rikthehet me mysafirën Big Mama e cila do t’i bëjë zgjedhjet e saj në pyetjet e “Mirage”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Butrint Pasjaqa (@butrintpasjaqa)