Emiratet e Bashkuara Arabe do të gjelbërojnë shkretëtirat

Emiratet e Bashkuara Arabe janë duke u përpjekur për të ‘shtrydhur’ çdo pikë të fundit të shiut nga retë, përmes disa raketave që do të ndihmojnë në sjelljen e shiut.

Fun

29/07/2015 10:45

Teknika është e njohur si “mbjellja e reve”, dhe qëllimi i kësaj teknike është që të rritet kondensimi me shpresën se në këtë mënyrë do të shkaktohet shiu.

2ADFBB9B00000578-3175773-image-a-3_1437987542979

Emiratet e Bashkuara Arabe janë një nga vendet më të thata në Tokë, dhe arabët shpresojnë se kjo teknikë do të ndihmojë në rritjen e reshjeve të shiut, transmeton Lajmi.net.

Kombi me shkretëtira të pasura me naftë renditet në 10 vendet më të thata në botë, me një mesatare të reshjeve vjetore prej vetëm 78mm, 15 herë më pak se ajo që bie në një vit mesatar në Britani të Madhe.

2ADFBB4400000578-3175773-image-a-5_1437988036847

Qendra Kombëtare e Meteorologjisë dhe Sizmologjisë atje tani është duke u përpjekur ta zgjidhë këtë problem jetësor, duke nisur programin e mbjelljes së reve.

Studimet e deritanishme tregojnë se mbjellja e reve mund të rrisë sasinë e ujit për rreth 70%, në varësi të cilësive të reve që do të prodhohen. (Lajmi.net)