Eminem dominon në MTV EMAs Award 2013

Këngëtari amerikan Eminem ka dominuar me shpërblime në MTV EMAs Award 2013, që u mbajt mbrëmë. Reperi i njohur mori dy çmime, ‘Best Hip Hop’ dhe ‘Global Icon’. Ndërkohë, grupi ‘One Direction’, respektivisht këngëtari Harry Styles e fitoi çmimin ‘Best Style’, ndërsa i gjithë grupi u shpërblye me çmimin ‘Best Pop’. ‘Best Song’ iu dha…

ShowBiz

11/11/2013 09:23

Këngëtari amerikan Eminem ka dominuar me shpërblime në MTV EMAs Award 2013, që u mbajt mbrëmë. Reperi i njohur mori dy çmime, ‘Best Hip Hop’ dhe ‘Global Icon’.

Ndërkohë, grupi ‘One Direction’, respektivisht këngëtari Harry Styles e fitoi çmimin ‘Best Style’, ndërsa i gjithë grupi u shpërblye me çmimin ‘Best Pop’.

‘Best Song’ iu dha Bruno Mars për super hitin “Locked out of Heaven”, ndërkaq këngëtari nuk la pa i shpërblyer fansat me një performancë të zjarrtë të hitit “Gorilla”. Miley Cyrus performoi dy herë përderisa u shpërblye me çmimin “Best Video” për “Wrecking Ball”.

Nata ishte e mbushur me këngëtarë dhe performues të ndryshëm, mes tyre edhe Ellie Goulding, Rita Ora, Ron Burgundy e Justin Timberlake, i cili nuk arriti të fitonte asnjë çmim me gjithë nominimet në 5 kategori të ndryshme.

 

Lista e plotë e fituesve të mbrëmshëm:

– Best Look – Harry Styles

– Best Video – Miley Cyrus – ‘Wrecking Ball’

– Biggest Fans – Tokio Hotel

– Best Live – Beyonce

– Best World Stage – Linkin Park

– Best Song – Bruno Mars – ‘Locked Out Of Heaven’

– Best New Act – Macklemore & Ryan Lewis

– Best Hip Hop – Eminem

– Best Electronic – Avicii

– Best Rock – Green Day

– Best Pop – One Direction

– Best Alternative – 30 Seconds To Mars

– Best Female – Katy Perry

– Best Worldwide Act – Chris Lee (Li Yuchun)

– Best Male – Justin Bieber

– Best Push – Austin Mahone

– Best UK & Ireland Act – One Direction

– Global Icon – Eminem